“Emergjencat” në stërvitje, testojnë aftësitë vepruese

Në një kur në Greqi autoritetet ende nuk kanë një bilanc zyrtar të jetëve të humbura dhe dëmeve nga zjarri i përmasave biblike, që ra në rrethinat e Athinës, emergjencat shqiptare tashmë nën varësinë e ministrisë së Mbrojtjes, nëpërmjet një demonstrimi kanë dhënë mesazhin se janë të gatshëm për të përballuar çdo situatë që do të paraqitet.

Sot emergjencat kanë një kapacitet operues 7 herë më të madh se një vit më parë, kur përballonin situatën e zjarreve në pyje, jo vetëm me mjete por edhe me efektivë.

Çdo mjet i forcave të armatosura, qoftë ai tokësor detar apo ujor, si dhe logjistika përkatëse mbështetëse, janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast kur do të rrezikohet jeta dhe prona e qytetarëve.

Por pavarësisht kapaciteteve, një rol shumë të madh në përballimin në kohën e duhur të situatave të vështira, luajnë banorët e zonave të prekura dhe pushteti lokal.

Për këtë arsye, drejtuesit e emergjencave i kanë bërë apel qytetarëve dhe pushtetit lokal, që të rrisin kujdesin dhe përgjegjësinë, pasi një pakujdesi e vogël mund të sjellë pasoja të mëdha. Ndërsa përgjegjësit për situatat e krijuara, qofshin këto nga pakujdesia, apo të qëllimshme, do të përballen me ndëshkimet ligjore./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi