Elisa Spiropali: Të mbyllet përkohësisht shkolla 9- vjeçare e shtodhërit

Për të evidentuar dhe vlerësuar dëmet e shkaktuara në Kavajë nga tërmeti 5.8 ballësh i rënë dy ditë më parë janë ngritur 7 grupe pune dhe shtabi i emergjencave të qytetit me përfaqësues nga të gjitha institucionet.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës z.Redjan Krali kanë vizituar sot disa nga zonat e prekura nga tërmeti në Kavajë. Ajo u bëri thirrje banorëve, banesat e të cilëve janë konsideruar të pabanueshme të pranojnë zgjedhjet e ofruara në kushtet e emergjencës nga institucionet deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj situate.

Spiropali u njoh me situatën e dhjetra banorëve në Kavajë, të cilët kanë nevoja urgjente për strehim. Më i prekur nga tërmeti është fshati Tilaj ku për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti u ngritën edhe 3 çadra ushtarake. Ministrja Spiropali u premtoi ndihmë dhe mbështetje të menjëhershme banorëve të prekur.

Ministrja pa nga afër edhe ambientet e shkollës 9-vjeçarë Shtodhër ku pasi u njoh me pasojat dhe dëmet e tërmetit urdhëroi mbylljen e përkohëshme të saj dhe dërgimin e nxënësve në një shkollë tjetër. Spiropali i porositi autoritetet vendore që të jenë në gatishmëri dhe kontakt të plotë me qytetarët që kanë nevojë për ndihmë.

Gjatë mbledhjes shtabit të emergjencës u evidentuan të gjitha problemet dhe pasojat e këtij tërmeti. Dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Kavajë janë të konsiderueshme. 55 banesa private, 23 pallate dhe një shkollë 9- veçare kanë pësuar çarje të mëdha, rënie tavanësh dhe plasaritje të mureve anësore. Për pasojë nga 55 banesa private rreth 30 prej tyre janë të pabanueshme, 23 pallate kanë çarje të madhësive të ndryshme ku si pasojë qëndrimi në rreth 50 banesa është i rrezikshëm. 1 shkollë 9- vjeçare është urdhëruar të mbyllet deri në rrikonstrukrionin e dëmtimeve të saj./Drita TV/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi