11.5 C
Tirana

Eliminohen Inter dhe Manchester City

Më datë:

Botërori i Klubeve dhuroi një tjetër rezultat surprizues. Al Hilal i Simone Inzagit eliminoi Manchester City-n në të 16-at e kompeticionit, duke i mposhtur me rezultatin 4-3, në një sfidë që shkoi në pjesët shtesë.

Sauditët do të përballen më 4 korrik me Fluminensen, që eliminoi Interin, duke i hequr mundësinë zikaltërve që të përballeshin me ish-trajnerin e tyre.

Për anglezët realizuan Bernardo Silva, Haaland dhe Phil Foden. Ndërsa për sauditët golat i shënuan Markos Leonardo (dopietë), Malcom dhe Kulibali.

Trajneri i Al Hilal, Simone Inzagi, i cili fitoi për herë të parë një përballje me Pep Guardiolën, komentoi rezultatin e suksesshëm.

“Ne duhet të ngjitnim Malin Everest pa oksigjen dhe e bëmë! Të gjithë lojtarët ishin të jashtëzakonshëm në çdo gjë, në fazën e zotërimit të topit dhe atë pa top! Ishim shumë mirë të organizuar në lojën me top dhe luajtëm mirë nga ana teknike, ndaj një rivali që është shumë agresiv dhe i fortë në lojën me top. E meritojmë këtë rezultat,” tha Inzaghi.

Entuziazmi ishte i madh edhe te Fluminense pas suksesit të arritur ndaj Interit në të 16-at e Botërorit të Klubeve.

Ekipi nga Rio de Zhaneiro fitoi me rezultatin 2-0 me gola nga Cano dhe Hernanes.
Në këtë takim u dallua kapiteni 40-vjeçar Tiago Silva, si edhe portieri 44-vjeçar Fabio.

Trajneri Renato Gaúcho tregoi entuziazmin për këtë arritje historike.

“Ne u përballëm me një nga gjigandët e futbollit europian, një ekip që luajti në finalen e Ligës së Kampioneve me PSG. Gëzohemi që po lumturojmë fansat dhe futbollin brazilian. Jashtë fushës, nuk matemi dot financiarisht, por në fushë është 11 kundër 11,” tha Renato Gaúcho.

Ëndrra vazhdon për brazilianët, të cilët konsideroheshin si një nga skuadrat me probabilitetin më të madh për t’u eliminuar që në fazën e grupeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Spiropali takon drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë, në fokus bashkëpunimi ekonomik

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja...

Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano...

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e hënë...

E rëndë në Vlorë, 4-vjeçari paraqitet pa shenja jete në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme...