13.5 C
Tirana

Elektricisti ndërroi jetë pasi ra në kontakt me rrymën, arrestohen dy kolegët

Më datë:

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Mërtish të Lushnjes ku elektricisti 32-vjeçar humbi jetën pasi ra në kontakt më rrymën elektrike.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka bërë të mundur arrestimin e dy personave, konkretisht Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë.

Sipas asaj që thonë uniformat blu, këto dy persona përkatësisht elektricistë të OST dhe OSHEE, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos shkëputur energjinë elektrike në linjën që po riparonte 32-vjeçari.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Mërtish, ku humbi jetën shtetasi Xh. Sh., 32 vjeç, elektricist i OSHEE, dyshohet sepse ra në kontakt me rrymën, gjatë punës për riparimin e një linje elektrike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë.

Këta shtetas, përkatësisht elektricistë të OST dhe OSHEE, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos shkëputur energjinë elektrike në linjën që po riparonte 32-vjeçari”, njofton Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli lë në burg xhaxhain e autorit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë...

Oficerët në tragetin italian, autoritetet shqiptare të surprizuara: Informim i vonuar mbi aksionin

Dy oficerë të Guardia di Finanza-s dhe një specialist IT-je...

Deklaratat për Ballukun nxisin reagimin e gjyqtarëve: “Retorikë që na shqetëson”

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka...

SPAK pyet Bamir Topin për 21 Janarin: ish-presidenti saktëson deklaratat e autobiografisë

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi, është paraqitur...