13.5 C
Tirana

Ekzekutimi mafioz në Rrëshen, Policia vë në dispozicion 20 milion lekë për informatorët. Ja ç’po ndodh në këto qytete

Më datë:

Njëzetë milionë lekë të vjetra do të jetë shpërblimi që do japë policia për informatorët që japin të dhëna në lidhje me autorët e dyshuar të vrasjes së Kastriot Reçit sot në Rrëshen. Sakaq, pika të shumta kontrolli janë vendosur në disa qytete, sidomos edhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin e daljes jashtë vendit të autorit/ve të dyshuar.

Njoftimi i plotë i policisë së Mirditës:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rrëshen, Mirditë, ku në rrethana ende të paqarta u vra me armë zjarri shtetasi K. R., 47 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, për çdo informacion të saktë që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe vendndodhjen e autorit vë në dispozicion shumën 2 milionë lek të rinj.

Kushdo që mund të ketë informacion të vlefshëm, të telefonojnë në numrin unik 112 dhe në numrin në dispozicion për këtë qëllim 069 41 06 449, duke ju garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur grupi i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe vijon puna për grumbullimin dhe administrimin e çdo prove sado të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit.

Në ndihmë të DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Mirditë kanë shkuar disa grupe të FNSH Shkodër dhe vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është bashkëpunuar me DVP Shkodër, Tiranë e Kukës dhe Policinë Kufitare, për të shtuar kontrollet në akset rrugore dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin e daljes jashtë vendit të autorit/ve të dyshuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha “shigjeton” partitë e reja: Fusin familjarët në listë të mbyllur, imagjinojeni në qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim...

Pas vizitës dy ditore, ish-presidenti Hashim Thaçi niset për në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili qëndroi për...

Trump: Korniza për paqen në Ukrainë është hartuar

Rusia ka më shumë sanksione se kushdo vend tjetër,...