Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për I.S. dhe E.G., të dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.
Vendimi u dha në dhomë këshillimi nga treshja penale Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Medi Bici.
I.S u dënua në 16 nentor të vitit 2023 me vendim të formës së prerë me 28 vite burg, ndërsa vendimi i shkallës së parë për E. G. u prish në atë kohë nga Apeli i Posaçëm, i cili vendosi të rikthente edhe njëherë çështjen për rigjykim në GJKKO.
Për vrasjen e Santiago Malkos po gjykohet edhe L.D., i cili është në fazën përfundimtare të mbrojtjes. Ndërkohë, një ditë më parë Apeli rikonfirmoi edhe njëherë dënimin me 25 vite burg për B.T., një tjetër person i përfshirë në vrasjen e ish- policit.


