Ekzekutimi i burrit shqiptar në Athinë/ Flet djali i tij: Babai u vra duke na mbrojtur neve pas sherrit për borxhin prej 600 eurosh

Pas daljes nga spitali, djali 27-vjeçar i shqiptarit që u ekzekutua pak ditë më parë në Greqi Edmond Llangozit, ka treguar për mediat e vendit fqinj, arsyet e krimit të rëndë.

Ai tha se gjithçka ka ndodhur për një borxh prej 600 euro, që vëllai i tij kishte marrë në Athinë. Me kokën të lidhur me një fashë për shkak të goditjes nga një plumb në pjesën e pasme të kokës gjatë atentatit në Agios Sostis, ai u shpreh se borxhi nuk ishte i lartë, por sa duket autorët kanë dashur të zgjidhin situatën me armë.

Djali u shpreh se babai i tij vdiq, duke mbrojtur fëmijët e tij. 27-vjeçari deklaroi se i ati ka marrë katër plumba gjithsej, njëra prej të cilave e ka goditur në zemër.

I riu tha se ai dhe vëllai kishin lënë takim me personat, për borxhin prej 600 euro. Ai u shpreh se çdo gjë nisi me tension dhe se situata degradoi, pasi burrat në takim kishin vendosur të zgjidhin çështjen me armë zjarri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi