Ekzekutimi i Arian Gosës në lokal, del fotoja e autorit të dyshuar

Personi që shihni në foto është i shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar i vrasjes në Kavajë, bëhet fjalë për 31-vjeçarin Habib Rexha.

Habib Rexha
Habib Rexha

Autori i dyshuar i vrasjes pasi është larguar ka hequr kapelën me të cilën ishte maskuar.

Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për qytetarët që japin informacione që do të bëjnë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së Arian Gosës në Kavajë.

Autorit i identifikuar nga policia është 31-vjeçari Habib Rexha, vëllai i Altin Rexhës.

“Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G. Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njoftoi Policia e Shtetit.

 

Ngjarja e marsit të këtij viti, u pasua nga një tjetër ngjarje   e rëndë atë të vrasjes së sotme të Arian Gosës.
Fotoja e publikuar rezulton që është shpërndarë në të gjitha stacionet policore me qëllim të bëhet i mundur gjetja e tij.
Policia e Kavajës ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të vrasjes në Kavajë.
Habib Rexha, rezulton të jetë vëllai i Altin Rexhës që është vrarë më herë gjatë një konfliktit më Edmond Gosën.
Habib Rexha ka qenë i maskuar në momentin kur është afruar në lokalin ku ishte Arian Gosa dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.
Teksa largohej ka hequr kapelën dhe në këtë mënyrë policia ka mundur të identifikohet. Sipas policisë ngjarja është për motive hakmarrjeje.
Ndërkohë policia ka pyetur familjarët dhe ka kërkuar të kishte kontakt me Habib Rexhën dhe nuk është gjetur në banesë dhe nga pamjet e para të kapura nga kamerat, filluan dyshimet se mund të ishte ai autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje”,
Arian Gosa u ekzekutua me një plumb në kokë, teksa ndodhej në një lokal duke konsumuar kafe me babanë e tij.
Sipas policisë, shkak i kësaj vrasjeje është hakmarrja, ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi