Eksportet drejt Zvicrës, 4.5 miliardë lekë gjatë 11-mujorit

Eksportet e produkteve shqiptare, kryesisht prodhime bujqësore, materiale ndërtimi, minerale dhe metale, po e rrisin praninë e tyre në tregjet zvicerane.

Eksportet drejt Zvicrës shënuan rritje me rreth 1.7 miliardë lekë përgjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2023.

Sipas raportit të INSTAT-it, eksportet drejt Zvicrës në vlerë arritën 4.5 miliardë lekë, nga 2.7 miliardë lekë që ishin për të njëjtën periudhë të 2022-shit.

Rritje të ndjeshme shënuan edhe importet. Të dhënat tregojne se ato janë rritur me më shumë se 5 miliardë lekë.

Nga 7.2 miliardë lekë që ishin në periudhën janar-nëntor 2022 ato shkuan në 12.8 miliardë lekë në janar-nëntor të 2023-shit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi