Ekskluzive: Takohen Mustafa e Kurti, afër marrëveshja LDK-VV

Lideri i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes Albin Kurti janë takuar sot për të diskutuar për situatën aktule në vend, dhe për t’i koordinuar aktivitetet si opozitë për të parandaluar degradimin e metejshëm nga qeverisja aktuale.

Se Mustafa e Kurti janë takuar sot tregon edhe foto e postuar nga analisti Haki Abazi i cili përmes kësaj fotografie dëshiron të tregoj se dy liderët anashkalojnë interesat partiake për interesat shtetërore dhe kombëtare.

“Shqiptarët dijnë me u bë bashkë. Liderë në mbrojtje te shtetit pertej interesave partiake. Foto nga takimi sot!”, ka shkruar Abazi.

Ndryshe, Vetëvendosje do të mbajë protesta më 29 shtator kundër idesë së Thaçit, por këto protesta nuk i ka mbështetur LDK.

VV e ka lutur LDK-në qe disa herë radhazi që t’i bashkohet protestës, por mbështetja nuk ka marrë konfirmim ende.

Madje, nënkryetari i kësaj partie Agim Veliu ka thënë se LDK do të organizoj protesta e vetme, pa Lëvizjen Vetëvendosje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi