EIA: Marrëveshja e OPEC-ut varet nga pajtueshmëria e anëtarëve me kuotat

Marrëveshja e fundit e OPEC-ut dhe aleatëve të saj për shkurtime shtesë në prodhimin e tyre të naftës kolektive varet nga pajtueshmëria e plotë e 24 anëtarëve me kuotat e tyre përkatëse, njoftoi sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Më 6 dhjetor 14 anëtarët e OPEC-ut dhe 10 vendet jo anëtare të OPEC-ut të udhëhequra nga Rusia u pajtuan për të ulur prodhimin e tyre të përgjithshëm me 500 mijë fuçi të tjerë në ditë, gjë që rrit frenimin e prodhimit të përgjithshëm të grupit të quajtur “OPEC-plus” me 1.7 milionë fuçi në ditë duke filluar nga 1 janari.

Arabia Saudite si vendi kryesor i OPEC-ut tha se do të bënte ulje vullnetare prej 400 mijë fuçi në ditë të nivelit të saj individual të prodhimit.

“Arabia Saudite edhe një herë tregoi gatishmërinë e saj për të bartur një barrë të madhe duke bërë vullnetarisht një ulje shtesë prej 0.4 milion fuçi në ditë duke shkuar në uljen totale prej 2.1 milionë fuçi në ditë, duke filluar nga 1 janari”, tha IEA në raportin e Tregut të Naftës për dhjetorin të publikuar sot.

“Frenimi vullnetar i sauditëve tashmë është zbatuar pjesërisht, por efektiviteti i përgjithshëm i marrëveshjes së OPEC-plus varet nga gatishmëria e të gjitha palëve për t’u pajtuar plotësisht, përfshirë ato, pajtimi i të cilëve deri më tani ka qenë më pak rigoroz”, thuhet në raport.

Midis anëtarëve të OPEC-ut, Iraku dhe Nigeria së fundmi prodhuan mbi nivelet e tyre përkatëse të prodhimit dhe nuk arritën të përmbushnin kuotat e tyre që u përcaktuan në marrëveshjen e dhjetorit 2018.

Rusia, e cila udhëheq vendet jo anëtare të OPEC-ut, gjithashtu nuk arriti të përmbushë kuotën e saj në shtator dhe nëntor pasi prodhimi i saj i kondensatës nga puset e gazit natyror u rrit për shkak të prodhimit më të lartë të gazit gjatë sezonit të dimrit.

Çështja e Moskës u zgjidh gjatë takimit të OPEC-plus javën e kaluar kur u ra dakord që prodhimi i kondensantës së Rusisë të mos përfshihej në kuotën e saj të prodhimit të naftës.

“Kjo marrëveshje e rishikuar përjashton kulmin e prodhimit të 1.5 milion fuçive në ditë të prodhimit të kondensatës nga prodhuesit jo anëtarë të OPEC-ut. Në veçanti, Rusia tani ka 0.8 milion fuçi në ditë të furnizimit që mund të rriten në mënyrë të ligjshme”, tha IEA.

“OPEC pompoi 29.66 milionë fuçi në ditë të naftës së papërpunuar gjatë muajit nëntor, duke rënë në 300 mijë fuçi në ditë krahasuar me muajin e kaluar dhe kjo normë do të binte në rreth 29.3 milionë fuçi në ditë në janar bazuar në pajtueshmërinë e plotë dhe prodhimin e qëndrueshëm nga Libia, Irani dhe Venezuela”, thuhet në raport. 

Më poshtë janë shifrat shtesë të 500 mijë fuçive në ditë për adoptimin e frenimit të prodhimit për anëtarët e OPEC-plus, duke përjashtuar Ekuadorin, Venezuelën, Iranin dhe Libinë, të publikuar nga OPEC-u, e cila hyn në fuqi nga 1 janari.

VENDIMARRËVESHJA (mijëra fuçi në ditë)
Algjeria-12
Angola-4
Kongo
Guinea Ekuatoriale-1
Gaboni-2
Iraku-50
Kuvajti-55
Nigeria-21
Arabia Saudite-167
Emiratet e Bashkuara Arabe-60
OPEC-u në total-372
Azerbajxhani-7
Bahrejni-2
Brunei-1
Kazakistani-17
Malejzia-5
Meksiko-18
Omani-9
Rusia-70
Sudani-1
Sudani Jugor-1
Vendet jo anëtare të OPEC-ut në total-131
TOTALI-503
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi