Egjipti i kërkon Etiopisë marrëveshje për digën e Nilit

Egjipti i ka kërkuar Etiopisë që të arrijë një marrëveshje për projektin e “Digës së Madhe të Rilindjes Etiopiane”, në mënyrë që garanton nevojat e zhvillimit të Etiopisë dhe sigurisë së Egjiptit në ujë.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Egjiptit, ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukri, bëri apelin në një takim të sotëm në Addis Ababa me kryeministrin etiopian, Abiy Ahmed.

Në këtë takim mori pjesë edhe shefi i inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel, ndërsa u diskutuan përgatitjet për një takim të ardhshëm midis kryeministrit etiopian dhe presidentit egjiptian, Abdel-Fattah al-Sisi, në margjinat e Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, që do të mbahet në Pekin më 1 shtator.

Në takimin e sotëm, pala egjiptiane theksoi rëndësinë e arritjes së marrëveshjes mbi Digën e Madhe të Rilindjes Etiopiane, në një mënyrë që garanton nevojat e zhvillimit të Etiopisë dhe sigurisë së Egjiptit në ujë.

Takimi po ashtu trajtoi zhvillimet e fundit në Bririn e Afrikës dhe përpjekjet për të përmirësuar sigurinë rajonale, veçanërisht duke pasur parasysh se Egjipti do të marrë presidencën e radhës së Unionit Afrikan në fillim të vitit të ardhshëm.

Në vitin 2011, qeveria etiopiane filloi ndërtimin e digës në Nilin e Kaltër, një degë e lumit Nil, pranë kufirit me Sudanin.

Gjatë shtatë vjetëve, Egjipti, Etiopia dhe Sudani kanë mbajtur disa raunde bisedimesh për të diskutuar ndikimin e parashikuar të digave në burimet ujore të Nilit.

Etiopia thotë se energjia elektrike e gjeneruar nga diga, e cila fillimisht ishte planifikuar për përfundim këtë vit, do të ndihmojë në çrrënjosjen e varfërisë dhe në zhvillimin e vendit.

Egjipti, nga ana e tij, ka frikë se diga mund të ndikojë negativisht në pjesën e saj historike të ujit të Nilit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi