Egjipt, ushtria nis operacion gjithëpërfshirës kundër terrorizmit

Ushtria e Egjiptit ka bërë të ditur që ka filluar një operacion kundër terrorizmit në rajone të ndryshme të Sinait.

Në njoftimin me shkrim të publikuar në faqen zyrtare në rrjetet sociale, zëdhënësi i Forcave të Armatosura, Kolonel Tamir er-Rifai, tha: “Forcat e Armatosura dhe policia kanë kaluar në alarm të kuq për zbatimin e operacioneve gjithëpërfshirëse strategjike për neutralizimin e elementeve terroriste”.

Në një deklaratë të dytë të kryer në kanalin zyrtar televiziv, ai u shpreh: “Ushtria dhe policia, në Sinain Verior dhe Qendror, perëndimin e Luginës së Nilit dhe në disa rajone të tjera, pos operacioneve dhe detyrave trajnuese, kanë nisur zbatimin e planit gjithëpërfshirës strategjik luftues”.

Rifai theksoi që lufta gjithëpërfshirëse ka 4 objektive, edhe atë “sundim në pikat lidhëse të jashtme, pastrimi i rajoneve ku janë të fokusuar terroristët, mbrojtja e shoqërisë së Egjiptit nga ekstremizmi dhe të këqijat e terrorizmit si dhe lufta me të gjitha krimet.”

Në fjalimin e tij, Rifai kërkoi nga populli që të dalë në mbështetje të ushtrisë dhe policisë duke i raportuar elementet të cilët kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e vendit.

Pas rritjes së sulmeve të armatosura në Sinai, presidenti egjiptian Abdulfettah es-Siri, më 29 nëntor pati urdhëruar ushtrinë dhe policinë që për 3 muaj të sigurojë stabilitetin dhe sigurinë në Sinai.

Burimet lokale nga qyteti Arish në veri të Sinait, thonë se në qytet që nga orët e hershme të mëngjesit është vërejtur lëvizshmëri e shtuar e ushtarëve.

Ushtria egjiptiane dhe organizata e sigurisë, realizojnë operacione kundër, sipas tyre, “terroristëve dhe tekfiristëve” të cilët që nga shtatori 2013 në shumë provinca kanë kryer sulme objektiv i të cilave kanë qenë forcat e sigurisë.

Bëhet e ditur që në veri të vendit, në Sinai, operojnë disa grupe të armatosura mes të cilave është dhe organizata Ensar Bejt el-Makdis, e cila në nëntor të vitit 2014 shpalli besnikëri ndaj DEASH-it dhe e ndërroi emrin e vendit në Vilajeti i Sinait./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi