Edukimi dixhital, Nikolla: Do trajnohen 470 mësues

Teksa teknologjia përparon çdo ditë e më shumë, mësuesve u nevojiten trajnime për të marr njohuritë për zhvillimet e fundit teknologjike e më pas për t’ia u transmetuar nxënësve. Ndaj përgjatë këtij viti shkollor parashikohet të trajnohen 470 mësues që japin këtë lëndë, ndërkohë që nxënësit në këtë platformë kane video tutoriale dhe mundësi interaktiviteti për çdo informacion që ju duhet.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla duke theksuar se tregut i nevojiten njerëz të kualifikuar dhe me njohuri të shëndosha në këto fusha nënvizoi se lëndët e integruara të teknologjisë falë kurrikulës së re janë bërë pjesë e shkollës që në klasën e katërt.

“Kompetenca digjitale është sot kompetenca kyçe në të cilat edukohen dhe frymëzohen nxënësit në sistemin tonë arsimor parauniversitar. Për të cilët duhet thënë dhe duhet përshëndetur që, e gjithë reforma kurrikulare në të cilën është përfshirë sistemi ynë parauniversitar ka bërë të mundur një vizion të ri të shkollës për t’u larguar nga metodologjia e vjetër, thjesht dhe vetëm, e përsëritjes së informacionit, dhënies dhe marrjes së informacionit në një qasje krejt të re, se sa dhe si ne i përgatisim të rinjtë dhe të rejat me qëndrime, me aftësi me shprehi për ta përdorur këtë informacion nesër për t’u përballur me nevojat apo për të zgjidhur problemet e jetës. Në këtë këndvështrim edhe kompetenca që lidhet me teknologjinë dhe informacionin ka bërë të mundur që të futet në pjesë të kurrikulës që në klasën e 4-ërt. Ndryshe nga më parë, që fillonte në klasën e mëvonshme të formimit në arsimin parauniversitar, pra fillonte në klasën e 7-të, me kurrikulën e re ajo fillon në klasën e katërt.

Për ministren e Arsimit kodimi dhe gjuha e programimit është e ardhmja, ndaj është e vendosur që nxënësit shqiptarë të aftësohen që jo vetëm ta përdorin teknologjinë por edhe të krijojnë në dobi të shoqërisë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi