“Edi Rama kryeministër i dështuar”, reagon PD: Largimi i Ramës, rruga drejt zgjedhjeve të lira

Më datë:

Numri 2 i Partisë Demokratike, Edi Paloka la reaguae lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, bërë në emisionin ‘Java’. Përmes një statusi në rrjetet sociale Paloka shkruan se Rama është një kryeministër i dështuar dhe se largimi i tij është rruga drejt zgjedhjeve të lira. ‘

Opozita e Bashkuar dhe 85% e shqiptarëve duan largimin e Edi Ramës sepse ai dështoi si kryeministër. Me Edi Ramën u thellua varfëria, krimi dhe kriminelët kapën qeverinë dhe shtetin dhe shqiptarët u larguan si asnjëherë më parë nga vendi i tyre. Ikja e Edi Ramës i hap rrugë zgjedhjeve të lira që njerëzit të vendosin vetë të ardhmen e tyre.

Edhe pa kundërshtar përballë, Edi Rama tregoi se s’bën dot pa krimin. Shkodra, Vora, Vau i Dejës treguan se ai nuk heq dorë nga krimi dhe vjedhja e votave. Njësoj si në 2017 me Vangjush Dakon, Avdylajt me kompani, në 2016 me Damian Gjiknurin dhe Imer Lalën me shokë, Rama angazhoi gjithçfarë kriminelësh duke dëshmuar shqiptarëve dhe botës se me të nuk ka zgjedhje, s’mund të ketë zhvillim dhe integrim.

Sot ka braktisur mijëra familje nëpër çadra dhe ka urdhëruar të dalin nga hotelet mijëra të pastrehë vetëm e vetëm që të mos prekë milionat që ndan me oligarkët. Sepse e gjithë qeverisja e Ramës është në funksion të një grushti të korruptuar gjakpirësish të shqiptarëve.

Koha për pallavra ka mbaruar. Bën mirë ta dëgjojë thirrjen popullore që është kthyer në hymn: Rama ik! Sa më shpejt aq më mirë!!!’-shkruan Paloka.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...