Edhe zv/kryeministrat me këshilltar

Qeveria po ashtu ka miratuar programin e statistikave zyrtare për vitet 2018-2022, si dhe propozim vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr 02/31 të datës 28 gusht 2008.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se në piken 3.1 të vendimit të shtohen edhe zyrtarët në vijim që i keni plus.

“Është nga një këshilltar i zëvendëskryeministrave i secilit”, tha ai.

Qeveria po ashtu ka ndarë mjete financiare sipas kërkesës së zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit në Kosovë. Ndërsa nuk u bë e ditur se cila është shuma e ndarë.

Qeveria po ashtu ka miratuar propozim-vendimin me të cilin Qeveria i propozon Kuvendit të Kosovës të marrë vendim, që ta heq nga kompetenca e AKP së Pallatin e Rinisë.

Kryeministri Haradinaj tha se vendimi Qeverisë hap rrugën që Kuvendi ta kalojë Pallatin në kompetencë të komunës së Prishtinës si ndërmarrje lokale.

“Merret vendim që t’i propozohet Kuvendit që ta heq nga kompetenca e AKP-së, Pallatin e Rinisë dhe ta autorizoj Qeverinë që ta regjistroj si ndërmarrje publike lokale, të trajtohet sipas ligjit përkatës për ndërmarrjet publike. Pallati i Rinisë është në gjendje të rëndë, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që ta merr në kompetencë Pallatin e Rinisë. Vendimi i sotëm i Qeverisë hap rrugën që Kuvendi ta kalojë në kompetencë të Komunës së Prishtinës si ndërmarrje lokale. Pallati i Rinisë ta ketë pronarin siç është Komuna e Prishtinës dhe qytetarët”, tha ai. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi