EBA vret dy peshkatarë iranianë, Irani konfiskon një anije

Irani njoftoi se dy persona humbën jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat e sigurisë bregdetare të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) mbi një anije iraniane peshkimi në Gjirin Persik dhe se një anije e EBA-s që shkeli ujërat territoriale të Iranit u konfiskua dhe u arrestua ekuipazhi i saj.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme iraniane bëhet e ditur se forcat e rojës bregdetare të EBA-s hapën zjarr të hënën ndaj anijeve iraniane të peshkimit në Gjirin Persik.

Si pasojë e zjarrit të hapur humbën jetën 2 peshkatarë iranianë dhe EBA konfiskoi anijen e peshkatarëve, thuhet në deklaratën në të cilën vihet në dukje se pas kësaj në po të njëjtën ditë u arrestua ekuipazhi dhe u konfiskua një anije e EBA-s e cila kishte shkelur ujërat territoriale iraniane.

Pas ngjarjes, i ngarkuar me punë i EBA-s në Teheran u thërrit dy herë brenda 24 orëve në ministri dhe iu përcoll notëprotesta e kundërshtimit të Iranit.

Sipas Ministrisë së Jashtme iraniane, mësohet se qeveria e EBA-s nëpërmjet një mesazhi i ka përcjellë Teheranit keqardhjen për këtë ngjarje të përjetuar dhe se do të kompensojë të gjitha humbjet.

Në deklaratë njoftohet se EBA ka liruar peshkatarët dhe anijen e konfiskuar, ndërsa vazhdon procesi ligjor për dorëzimin e trupave të peshkatarëve të vrarë.

Ndër të tjera Irani ka theksuar se vazhdon procesi gjyqësor lidhur me anijen e EBA-s dhe ekuipazhit të saj.

Marrëdhëniet mes Teheranit dhe Abu Dabit, të cilat hynë në një proces të normalizimit në krahasim me muajt më parë, u tensionuan sërish pas marrëveshjes së normalizimit EBA-Izrael.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi