E zbulon Labinot Tahiri, do të kandidojë për kryetar të kësaj Komune

Labinot Tahiri thotë se do të kandidojë për kryetar të Ferizajt.

Deputeti Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri thotë se gjasat janë shumë të mëdha që ai të kandidojë për kryetar të Ferizajt.

“Unë jam në AKR, por në Ferizaj duhet me punu shumë AKR’ja. Të gjithë në atë parti munden me i relaksu punët me mua. A nëse duan të mi këpusin këmbët me mua jo”, tha ai.

Ai, tregoi pse do të tentojë të bëhet i pari i Ferizajt.

“Duhet me tentua me u bë kryetar i Ferizajt, duhet me pa gjithë popullata se si punohet me një qytet kur ti e do vërtetë. Dikush ka mundësi me i rregullu gjërat për 4 vjet që nuk janë rregulluar që 20 vjet”, tha ai.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi