E vranë në sy të gruas dhe vajzës, autorët e ndoqën 6 muaj Flamur Beqirin

Autoritetet në Britani kanë dhënë detaje rreth ekzekutimit të shqiptarit Flamur Beqiri.

Sipas raportimeve, shqiptari u qëllua për vdekje në prag të Krishtlindjes nga një grup ekzekutorësh suedezë, krim që e kishin planifikuar prej 6 muajsh.

Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36 vjeç, u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij 1.5 milion paund në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, rreth orës 21:00 më 24 dhjetor 2019. Ngjarja ndodhi në sy të gruas dhe vajzës së tij.

Në lidhje me këtë ngjarje po ndiqen penalisht 4 persona ndërsa 2 të tjerë do të hetohen për dëshmi për të rreme për shpërqendrimin e hetimeve. Beqiri ishte vëllai i modeles shqiptare të njohur në Britaninë e Madhe Misse Beqiri.

Prokurori Mark Heywood i tha gjykatës së Southwark Crown se viktima ishte “vrarë qëllimisht me gjakftohtësi”.

“Ndodhi në një rrugë të qetë të Londrës. Viktima që po kthehej në shtëpi me familjen e tij u qëllua dhe u vra para syve të tyre. Kur të shihni provat në këtë rast, do arrini në përfundimin se ishte sa brutal aq edhe tronditës. Këto prova do të tregojnë se vrasja është bërë në një distancë shumë e afërt”- u shpreh ai.

Sulmuesi i dyshuar, shtetasi suedezo-tunizian Anis Hemissi, 24 vjeç, mohon vrasjen dhe posedimin e armës me të cilën është kryer krimi. Edhe autorët e tjerë të dyshuar për këtë ngjarje Estevan Pino-Munizaga, 35 vjeç, Tobias Fredrik Andersson, 32 vjeç dhe Bawer Karaer, 23 vjeç, mohuan përfshirjen në krim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi