E rëndë në SHBA/ Gjykata e dënoi me burg, burri vret veten në sy të tyre

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA. Një burrë ka vrarë veten disa momente pasi u shpall fajtor nga një gjykatë në North Dakota.

Mediat e huaja shkruajnë se burri theri veten me thikë brenda gjykatës federale në Fargo, para gjykatësit e anëtarëve të jurisë.

“Ai krijoi një objekt të mprehtë dhe i dha fund jetës”, thuhet në një deklaratë.

Juria, e kishte shpallur fajtor burrin, mbi të cilin rëndonin disa akuza.

“Ai u kthye dhe në atë moment po shihja diçka në pjesën e brendshme të qafës së tij. Ishte tepër vonë, preu fytin me një objekt të mprehtë”, u shpreh një dëshmitar.

Ndërkaq, raportohet se FBI është angazhuar për të hetuar vdekjen e burrit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi