E rëndë në Fier, adoleshentja vetëhelmohet me lëndë herbicide bujqësore, sillet me urgjencë drejt Tiranës

Një adoleshente ka tentuar t’i japë fund jetës, teksa është vetëhelmuar me insekticidin BI 58 apo siç quhet në gjuhën popullore “Rrugor”, që përdoret për luftimin e instekteve të ullirit.

Policia njofton se 17-vjeçarja nga Drenova e Mallakastrës ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Fierit dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës, ku ndodhet në reanimacion.

Informacion paraprak

Sot më datë 12.05.2021, në spitalin e Fierit ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore një shtetase 16 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër, e cila dyshohet se ka konsumuar lëndë herbicide bujqësore.

16-vjeçarja ndodhet në reanimacion në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi