E rëndë, kamioni përplas për vdekje këmbësoren 35-vjeçare në Astir

Një aksident i rëndë rrugor  me pasojë vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Astirit në Tiranë.

Një këmbësore është përplasur për vdekje nga një kamion.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, ku  mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi