E pazakontë/ Lind foshnja me dy koka dhe tre krahë (FOTO)

Një foshnjë me dy koka dhe tre krahë ka lindur në Indi nga një nënë 21-vjeçare. Babita Ahirwar dhe bashkëshorti i saj Jaswant Singh Ahirwar, thanë se u tronditën kur foshnja erdhi në jetë më 23 nëntor.

Foshnja me dy koka ka të njëjtat organe të brendshme, përfshirë edhe zemrën.

“Jemi të tronditur. Është e pabesueshme. Të gjithë tronditen kur i shohin. Nuk mund ta besojmë që fëmija jonë ka dy koka,”-tha Ahirwar.

Mjekët nuk kishin përjetuar kurrë një lindje si kjo gjatë karrierës së tyre. Foshnjë të tilla nuk kanë shumë shpresë për të mbijetuar.

Çifti nga fshati Basauda u martua 18 muaj më parë dhe mezi po prisnin fëmijën e parë. Ata u shkatërruan kur morën vesh për lindjen e foshnjës me dy koka.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi