“E marta” e Ronaldos. Te Juve, gati për supergoditjen

Ende nuk ka ardhur koha për të stampuar bluzet zyrtare, por duket se vetëm një tragjedi mund ta ndalë Cristiano Ronaldon t’i bashkohet Juventusit këtë verë.

Goditja “e shekullit” në merkaton e futbollit botëror mund të formalizohet brenda javës së ardhshme. Dita e re, për të cilën flasin mediet europiane, është e marta, për shkak se në Madrid zhvillohet një takim i rëndësishëm.

Më 10 korrik, në kryeqytetin spanjoll do të jetë Asambleja drejtuese e klubit kampion të botës, e në këtë rast, presidenti Florentino Perez, i cili ka heshtur publikisht, do të zbulojë të gjitha letrat për “Topin e Artë”.

Biznesmeni që drejton Realin kërkon nga Cristiano Ronaldo, që të jetë pikërisht futbollisti, ai që të pranojë se kërkoi largimin. Kështu, përgjegjësia e divorcit do të binte mbi lojtarin, për të evituar përplasjet me tifozët. Ronaldo nuk ka dëshirë të kënaqë presidentin, duke e konsideruar një hakmarrje të vogël, për ftohtësinë që shoqëroi rinovimet dhe kërkesat.

Në lidhje me detajet financiare të transferimit të bujshëm, 110 milionë euro mund të mjaftojnë për Juventusin që të marrë Ronaldon. Kjo shumë vlerësohet si e rikuperueshme në pak kohë, për shkak të marketingut. Por jo vetëm kaq.

25 milionë euro do të marrë superagjenti Jorge Mendes, njeriu që do të bekojë transferimin më të bujshëm të shekullit. 30 milionë në sezon do të marrë Cristiano Ronaldo, në një lëvizje surprizë që po bën tifozët e Juves të besojnë edhe më shumë se do të ndodhë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi