E gjitha bota nderon Tina Turner

Tina Turner, një nga vokalistet legjendare të rock-ut dhe interpretuesja më karizmatike, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, kanë konfirmuar agjentët e saj.

Në një deklaratë ata thanë se Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka ndërruar jetë sot e qetë në moshën 83-vjeçare në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Zyrihut, Zvicër.

“Me të, bota humbi një legjendë muzikore dhe një model.”

Ylli i lindur në SHBA ishte një nga këngëtaret më të pëlqyera të rrokut, e njohur për praninë e saj në skenë dhe një varg hitesh, duke përfshirë The Best, Proud Mary, Private Dancer dhe What’s Love Got To Do With It.

Rama: Toka sonte është më e varfër

Reagimet në gjithë botën për ndarjen nga jeta të Tina Turner-it kanë qenë të shumta. Zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë thanë se kjo ishte një humbje e madhe për muzikën dhe kulturën botërore.

Në shenjë respekti, këngët e saj kumbuan sonte në festivalin e Kanës. Ngushëllime kanë shprehur emra të njohur të botës së muzikës si Mik Xheger, Eros Ramazzotti, Gloria Gaynor, Diana Ross, etj.

Dhimbjen për ndarjen nga jeta të Tina Turner-it e shprehu edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook. Ai shprehet se “me vdekjen e Turner sonte toka është më e varfër e qielli më i shndritshëm.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi