Ju nuk e dini, por këto gjëra të përditshme dëmtojnë shëndetin tuaj!

Shumë shpesh kompanitë përdorin metoda të ndryshme për të na bërë të blejmë gjëra që nuk na duhen. Sidoqoftë, disa prej tyre mund të jenë jo vetëm të panevojshëm, por edhe mjaft të rrezikshëm për shëndetin tonë. Më poshtë keni një listë të gjërave që shumica prej nesh kanë në shtëpi. Ne rrallë mendojmë për cilësinë e tyre, por dëmi që ato shkaktojnë është provuar nga studiues të ndryshëm.

Enët plastike të ushqimit

Nuk është vetë plastika që na dëmton, por përbërësit kimikë që përdorin prodhuesit për t’i bërë kontejnerët të ngurtë. Shpesh larja, ngrohja dhe kontakti me përbërësit e ushqimit e përkeqësojnë situatën. Plastika bëhet shumë toksike dhe e rrezikshme. Mos përdorni enët plastike më shumë se 5 muaj dhe sigurohuni që të shmangni përdorimin e tyre në mikrovalë.

Shapkat Crocs

Shapkat Crocs nuk ofrojnë një stabilitet shumë të mirë për thembrën. Një thembër e pafiksuar mund të çojë në shumë probleme të ndryshme, të tilla si deformime të gishtërinjve, formim i kallove dhe dhimbje në këmbë. Një arsye tjetër për të veshur diçka më të rehatshme është fakti që kordoni (pjesa e këpucës që siguron mbështetje midis gishtërinjve dhe thembrës) bëhet shumë e butë pas përdorimit të zgjatur.

Rimeli

Kushtojini vëmendje përbërësve të rimelit, kur blini një të ri. Disa nga përbërësit, si parabenet, pluhur alumini dhe glikol propilen, mund të jenë shumë të rrezikshëm për shëndetin e syve tuaj. Shmangni përdorimin e tij sepse mund të shkaktojë formimin e baktereve dhe kërpudhave dhe të çojë në rritjen e një infeksioni.

Sapuni antibakterial

Triclosan që ndodhet në sapun dobëson sistemin imunitar dhe e bën trupin tonë t’i rezistojë thithjes së antibiotikëve. Gjithashtu mund të shkaktojë një çekuilibër hormonal dhe distrofi muskulore. Në fakt, sapuni antibakterial nuk është më shumë se një hile e marketingut. Hulumtimet tregojnë se çdo bakter mund të lahet nga duart tuaja me një sapun të thjeshtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi