E bleu Skënderbeu, tani e kërkon Chievo

 

Ndërsa kanë kaluar vetëm 2 javë që kur Skënderbeu bleu kartonin e tij nga Luftëtari, Kristal Abazaj ka hyrë në orbitën europiane të merkatos.

Në një raportim të gazetës më të madhe sportive italiane, Gazzetta dello Sport, emri i sulmuesit shqiptar përfshihet në objektivat e skuadrës venete Chievo. “Chievo po vëzhgon me kujdes të riun Kristal Abazaj, fantazistin e Luftëtarit dhe Kombëtares U-21”, thuhet në shkrimin e Gazzetta dello Sport.

Abazaj që ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në radhët e Luftëtarit, pak ditë më parë konfirmoi se ka firmosur me Skënderbeun, por do të mbetet futbollist i Luftëtarit deri në fundit e sezonit në vijim.

Abazaj ka deklaruar pak kohë më parë se synon që të pranojë një eksperiencë në Europë./Top Channel/

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi