Dybala nxeh gjakrat në Madrid, darkë me Diego Simeone

Udhëtimi i Paulo Dybala në Madrid ka “çmendur” mediat spanjolle që e kanë lidhur menjëherë argjentinasin me Realin, por tashmë i takon ekipit tjetër kryeqytetas në Spanjë.

Gjithçka ka nisur nga një darkë që argjentinasi ka kaluar me një bashkëpatriot, por që rezulton të jetë njëkohësisht edhe trajneri i Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone.

Dy argjentinasit, siç raporton Marca, kanë kaluar disa orë bashkë të hënën në një restorant, ku kanë biseduar gjatë. Një darkë që ka ndezur si zakonisht zërat meraktos, ku nuk janë të paktë ata që e shohin Dybala si një zëvendësues të Griezmann tek “Colchoneros”

Por nga ana tjetër bardhezinjtë e Juventus shprehen të qetë se darka nuk ka qenë për “punë”, por ka qenë thjesht një darkë mes dy miqve të mirë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi