Dy vëllezërit tetraplegjikë: Administratori gabon me pensionin tonë të invaliditetit

Familja Bicaj jeton në fshatin Mbrostar Urë të Fierit dhe për pensionin e dy djemve, si dhe kujdestarinë që e marrin të dy prindërit, ankohen se një muaj e marrin të plotë dhe një muaj tjetër jo.

Në total, familja Bicaj ka të ardhura 7.300 lekë, nga të cilat 2.000 prej secilit djalë dhe nga 1.500 që marrin prindërit për kujdestarinë.

“Në Njësinë Administarive të Vajkanit, personi që merret me ndihmën ekonomike bën edhe shpërndarjen e parave çdo muaj, drejt banorëve me aftësi të kufizuara, por ai na i jep paratë mangët”, shprehet Aqif Bicaj, babai i dy djemve tetraplegjikë. “Pasi ankohemi, administratori pranon gabimin dhe më pas e rimburson gabimin e bërë, duke i hedhur në llogari paratë e munguara”, shton më tej Aqifi.

Edhe djemtë pohojnë të njëjtën gjë, e madje shqetësimi i tyre ishte se muajt e fundit kishte ndodhur po një tjetër keqkuptim, por që kësaj here, zotëria nuk thotë se është bërë gabim, por që ua ka mbajtur 1.000 lekë pasi familja këtë shumë e ka marrë më përpara.

“Ne nuk duam ta akuzojmë se ai e bën qëllimisht për të na vjedhur, por ne thjesht duam të rishikojmë nëpërmjet jush këtë problem që na sjell ky person”, shprehet një nga djemtë e familjes.

Për të kuptuar problemin, gazetarët e “Fiksit”, bashkë me dy prindërit u drejtuan në Njësinë Administrative Vajkan. Zoti Mustafa, që bën shpërndarjen e pensioneve për njerëzit në nevojë dhe ndihmën ekonomike, e hedh poshtë pretendimin që ka familja Bicaj.

Ai sqaron se muajin e fundit, familjes i mungojnë 5.000 lekë në llogarinë e tyre, pasi në muajin shtator të vitit 2018 është bërë një gabim llogaritjesh nga ana e Bashkisë së Fierit, duke iu hedhur asokohe më shumë lekë se ç’iu takonte.

“Me që në shtator u dhanë gabimisht më shumë lekë, në nëntor u janë mbajtur paratë që u janë dhënë tepër”, përfundoi zyrtari i Njësisë Administrative Vajkan.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi