Dy shtetas turq humbin jetën nga COVID-19 në Belgjikë

Dy shtetas turq në Belgjikë kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19),  (AA).

Lajmi u bë i ditur nga kreu i degës belge të Unionit të Demokratëve Ndërkombëtarë (UID), Basir Hamarat, i cili tha se shumë turq janë duke u trajtuar në qytetin Genk.

Belgjika ka më shumë se 3.700 raste të konfirmuara dhe 88 vdekje nga virusi.

Pas shfaqjes në qytetin kinez Wuhan dhjetorin e kaluar, koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në të paktën 168 vende dhe rajone, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Në gjithë botën janë konfirmuar 381.293 raste, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 16.500. Ndërkaq, mbi 101.000 njerëz janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi