Dy procedime penale për zjarrvënie në Bulqizë dhe Elbasan

Shërbimet e Policisë së Bulqizës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Koçaj, kishte rënë zjarr dhe zjarri i ndihmuar nga era po digjte një sipërfaqe të madhe me bimësi, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe së bashku me shërbimin zjarrfikës, vunë nën kontroll flakët e zjarrit dhe bënë të mundur fikjen e tij.

Ndërkohë strukturat hetimore të Policisë, falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore bazuar dhe në inteligjencën policore, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit R.L., banues në fshatin Koçaj, autori i dyshuar i zjarrvënies.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u referuan materialet në Prokurori dhe ndaj tij nisi procedimi penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht.
Elbasan, arrestohet autori i zjarrvënies
Ndezi zjarr për të djegur disa mbeturina, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe me pemë frutore dhe me shkurre, në pronësi të disa shtetasve të tjerë, vihet në pranga. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo janë njoftuar për një vatër zjarri në fshatin Hajdaran, kanë shkuar menjëherë në këtë zonë dhe kanë kryer veprimet hetimore për identifikimin e autorit të zjarrvënies.
Si rezultat, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi Xh. T., 67 vjeç, banues në fshatin Hajdaran.
Shtetasi Xh. T. dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur disa sipërfaqe toke me pemë frutore dhe me shkurre, në pronësi të shtetasve të tjerë.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi