Dy persona të vrarë në një sulm ajror izraelit në Damask

Dy persona u vranë në një sulm ajror izraelit që kishte për shënjestër një komandant të rezistencës palestineze në kryeqytetin sirian Damask, tha media e regjimit sirian.

Sipas agjencisë së lajmeve të regjimit SANA, një avion luftarak izraelit ka lançuar tre raketa në një ndërtesë në lagjen Mazzeh.

Përderisa një raketë është interceptuar, dy raketat e tjera kanë goditur ndërtesën, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur dhjetë të tjerë.

Sipas raportimit, Akram al-Ajouri, një nga komandantët e grupit palestinez Xhihadi Islam, i ka mbijetuar sulmit, përderisa djali i tij bashkë me një civil tjetër janë vrarë.

Në sulm janë plagosur vajza e komandantit Al-Ajour dhe nëntë civilë të tjerë.

Lëvizja Xhihadi Islam e ka konfirmuar tentativën për vrasjen e Al-Ajour-it.

Përmes një kumtese, lëvizja tha se Al-Ajouri i ka mbijetuar sulmit ndërsa djali i tij është vrarë, duke mos dhënë më shumë detaje.

Ushtria izraelite akoma nuk ka komentuar sulmin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi