Durrës/ Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në pranga 3 persona

Aksioni nga Policia e Durrësit ka vënë nën pranga 3 drejtues automjetesh të cilët janë konstatuar duke drejtuar automjetin në gjende të dehur.

Durrës

Arrestohen në flagrancë 3 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:

M.Rr.,36 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Ura e Gjolës-Laç, duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjëndje të dehur.

A.K., 55 vjeç., banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në rrugën Kamëz-Fushë Krujë, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Benz” i cili është përplasur me mjetin tip “Volvo” ku për pasojë mbeti e lënduar shtetësja B.D., 73 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
V.B., 74 vjeç, banues në Malësi e Madhe.

Ky shtetas me datë 20.02.2020, rreth orës 20:00, në rrugën Fushë Krujë- Laç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” është përplasur me një motorçikletë me drejtues A.M., 45 vjeç, i cili gjatë transportit me ambulancë drejt spitalit ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi