Duro e nis me fitore, Kamza mposht 2-0 Kastriotin

Pas fitores në Kupë, Kamza nën drejtimin e Klodian Duros, pas shkarkimit të Devollit, është rikthyer tek fitorja në javën e katërt të kampionatit.

Dy gola të shënuar në pjesën e parë kanë qenë vendmitarë për fatin e ndeshjes. Roloviç në të 13-tën, duke shfrytëzuar mjaft mirë një top në zonë, zhbllokoi rezultatin e ndeshjes.

Ndërsa takimi po shkonte drejt përfundimit të pjesës së parë në të 43-tën japonezi Fukui shënon golin e dytë, pas një shërbimi të përkryer nga Plaku.

Ndërkohë që edhe në fraksioni i dytë të ndeshjes djemtë e Klodian Duros dominuan ndeshjen, por pa mundur që të rigjejnë rrugën e rrjetës./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi