https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Duka takohet me Infantinon. UEFA vendos premiot për finalet e Euro 2020 - Drita Tv

Duka takohet me Infantinon. UEFA vendos premiot për finalet e Euro 2020

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zhvilluar një takim me Presidentin e FIFA-S, Gianni Infantino para nisjes së punimeve të Kongresit të 42-të të UEFA.

Në këtë kongres të mbajtur në Bratisllavë të Sllovakisë mori pjesë një delegacion i FSHF-së, me Armand Duka, zv.Presidenti, Edvin Libohova si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku.

Anëtarët e UEFA-s kanë aprovuar në punimet e këtij Kongresi bilancin financiar të vitit 2016-2017, po kështu kanë miratuar buxhetin për periudhën 2018-2019, teksa janë diskutuar dhe miratuar edhe disa ndryshime statutore të propozuara.

Gjatë punimeve të këtij Kongresi është vendosur edhe premio për finalet e Euro 2020. Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka vendosur që shuma që do t’u shpërndahet si premio skuadrave pjesëmarrëse në finalet e Euro 2020 të jetë 371 milionë euro, një shumë kjo rreth 23% më e lartë se shifra që u shpërnda për 24 finalistet në Euro 2016. Mekanizmat e shpërndarjes në bazë të meritës sportive do të jenë si më poshtë: Çdo skuadër pjesëmarrëse në finalet e Europianit do të përfitojë automatikisht 9.25 milionë euro. Gjatë fazës së grupeve, për çdo fitore shpërblimi do të jetë 1.5 milionë euro, ndërsa për barazimin 750 mijë euro.

Në fazën e 1/8-ave, skuadrat pjesëmarrëse do të marrin nga 2 milionë euro, ato që kalojnë në çerekfinale do të përfitojnë edhe 3.25 milionë euro të tjera, ndërsa për kualifikimin në gjysmëfinale shpërblimi shkon në 5 milionë euro.

Finalja e “Euro 2020” do të luhet në “Wembley” të Londrës dhe skuadra që do të ngrejë trofeun do të përfitojë një shpërblim prej 10 milionë eurosh, ndërsa ekipi finalist do të përfitojë 7 milionë euro. Nga një përllogaritje e thjeshtë del se skuadra kampione e Europës do të arkëtojë në total 34 milionë euro./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi