4.5 C
Tirana

Dubai prezanton modelin e parë të makinës fluturuese, pritet të lançohet në vitin 2026

Më datë:

Taksitë fluturuese mund të lançohen më shpejt nga sa mendoni, pasi Dubai shpreson të nisë shërbimin e tij “air ridesharing” deri në vitin 2026.

Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Rashid al Maktoum ka njoftuar miratimin e projekteve për stacionet e reja të taksive ajrore në të gjithë qytetin.

Duke ripërtërirë angazhimin e Dubait ndaj programit të taksive fluturuese, ai tha se shërbimet do të fillojnë të funksionojnë brenda tre vjetësh pasi u promovuan për herë të parë në 2017.

Një video promovuese, e cila u postua gjithashtu në Twitter nga HH Sheikh Muhamed, tregon një taksi fluturuese elektrike  të prodhuar nga Joby Aviation, e cila ka selinë në Santa Cruz, Kaliforni.

 

Kompania amerikane e aviacionit, duke theksuar inovacionin pas një takimi me liderin, postoi në Twitter se Dubai ka “një ekonomi me rritje të lartë, me inovacion të lartë” dhe se ishte “i nderuar të prezantoj Joby” dhe “të diskutojë se çfarë mund të bëjë linja ajrore për Dubain”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...