“Duam mbijetesën, rezultati ishte i drejtë”, kapiteni i Erzenit flet pas barazimit

Kapiteni i Erzenit, Gëzim Krasniqi ka thënë pas ndeshjes (0-0) me Kastriotin se rezultati ishte i drejtë. Krasniqi, kur u pyet për objektivat e skuadrës, përmendi mbijetesën.

“Personalisht më mungonte fusha pasi jam prej 3 muajsh i dëmtuar, sot u përopqa t’i jepja kurajo skuadrës. Objektivi jonë ka qenë të qëndrojmnë në 10 më të mirat dhe ky do të jetë edhe në vazhdim.

Barazimi ishte i drejtë, patëm rastet tona por për fat të kqe nuk shënuam. Problemi jonë kanë qenë dëmtimet. 2 fazat e dyta nuk kemi qenë asnjëherë të plotë, kemi munguar të gjithë me radhë. Harmonia ka qenë më e mira, kemi qenë të gjithë bashkë, do të bëjmë maksimumin të qëndrojmë në 10 më të mirat.

Kemi marrë shumë gola, por kur nuk shënon e pëson, ne edhe shënojmë edhe pësojmë. Nuk kemi qenë në formën më të mirë, disa lojtarë agjerojnë dhe ndoshta ndikon edhe kjo E rëndësishme është që të shpëtojmë, më pas të shohim sezonin tjetër. Drejtuesit edhe stafi teknik do të merren me këtë pjesë.

Trajneri ishte i qetë, nuk reagoi. Na falenderoi për atë që dhamë në fushë. Tani do të ikim të gjithë për darkë siç bëjmë gjithmon, zakoni i Shijakut”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi