Drogë pranë shkollave, operacioni në Tiranë godet shpërndarësit

Më datë:

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest në burg 31 të arrestuarit ditën e djeshme nga operacioni i zhvilluar në Tiranë nga blutë e kryeqytetit, të cilët shisnin lloje të drograve pranë institucioneve arsimore. Shtatë të tjerë ishin arrestuar më parë, po në kuadër të të njëjtit operacion ndërsa 14 të tjerë janë në kërkim.

Personat e identifikuar, vepronin në të paktën 8 grupe të shtrira në Laprakë, Brakë, Jordan Misja, Selitë, Yzberisht, Allias, Tregun Elektrik dhe Qytetin Studenti.

Në secilin grup ishin identifikuar tre deri në katër shitës. Kur një grup nuk kishte lëndë narkotike, klientët adresoheshin te grupet e tjera. Aktiviteti u dokumentua përmes agjentëve të infiltruar dhe blerjeve të stimuluara, veçanërisht për shitjet pranë shkollave. Hetimi ka goditur edhe 5 furnizues të rrjetit, të dyshuar për sigurimin e heroinës dhe kokainës.

Hetimet kanë zgjatur prej 4 muajsh. Policia ka sekuestruar në total 1 kg e 75 gramë heroinë, 1 kg e 265 gramë kokainë, 685 gramë Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 90 fishekë, 2 peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në disa raste, për të shmangur vëmendjen e shërbimeve policore në terren, lënda narkotike shpërndahej nëpërmjet monopatinave, si dhe shërbimeve taxi dhe delivery.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hita paralajmëron protestuesit: Do të tregojmë forcën e ligjit nëse vijon dhuna

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita tha se...

Tensione në protestë, protestuesi rrethohet dhe goditet nga efektivët

Vijon protesta e madhe e studentëve dhe e nxënësve...

Mali i Zi mes tensioneve në BE, Kallas i bën thirrje Kroacisë të heqë bllokadën

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka...

Braktisni mësimin”, Berisha apel studentëve dhe nxënësve

Kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje studentëve...