Drogë nga Shqipëria në Greqi, kapen 22 kg në Selanik

Policia greke ka sekuestruar mbi 22 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria. Operacioni është zhvilluar në Selanik, ku është ushtruar kontroll në automjetin e një 42-vjeçari shqiptar.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar 20 pako me 22 kg 238 gram marijuanë. Droga vinte nga Shqipëria dhe i dyshuari, i cili u arrestua, e kishte marrë afër kufirit.

42-vjeçari rezulton me banim në Selanik, ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan një sasi e vogël kokaine dhe një peshore elektronike.

foto galeri

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi