Teksa ndodhet në një vizitë në Ukrainë, kryeministri Edi Rama ka lënë edhe një shënim për Presidentin Vladimir Zelensky dhe për popullin ukrainas.
Po ashtu kreu i qeverisë shqiptare, që shoqërohet në këtë vizitë bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, ka lënë edhe një mesazh të tij për autoritetet vendase në muzeun e krimeve të Rusisë, ku bën thirrje që bota të ndalë këtë horror në Ukrainë.
“Shpresoj që bota ta ndalë këtë horror dhe Ukraina të dalë prej tij e rilindur”, thuhet në mesazhin e tij.