Drejtori preket nga COVID-19, mbyllet banka e nivelit të dytë në Kuçovë

5 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sot në qytetin e Kuçovës, drejtori i një banke të nivelit të dytë, bashkëshortja e tij dhe arkëtarja e bankës, janë personat e prekur nga pandemia dhe si pasojë institucioni ku punonin do të mbyllet për rreth një javë.

Edhe një çift bashkëshortësh që kanë byrektore në mes të qytetit kanë dalë pozitiv me COVID-19, që dyshohet ta kenë marrë nga rastet e mëparshme, për pasojë janë detyruar të mbyllin biznesin e tyre.

Drejtoria e Shëndetit Publik ka kryer dezinfektimin e gjithë tregut duke mbyllur aktivitetin e tij për një javë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi