Drejtori Ekzekutiv i Transparency International: Shqipëria shembull për vendet me sfida

Më datë:

Drejtori Ekzekutiv i Transparency International, Daniel Eriksson tha se Shqipëria ka potencial për të përmirësuar performancën në luftën kundër korrupsionit teksa vlerësoi platformën “Transparent Albania”.

Në mbyllje të “Javës së Integritetit” Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin prezantoi platformën digjitale “Transparent Albania”. Iniciativa e re e qeverisë shqiptare ka për qëllim rritjen e transparencës në shpenzimet buxhetore duke i ofruar qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile dhe medias akses më lehtë dhe më të shpejtë në informacionet shtetërore.

Në forumin “Ndërtimi i Besimit: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së për qeverisje transparente”, organizuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Shqipëri/EU4GG u mbaj paneli me tematikë “Perspektivat Evropiane dhe Ndërkombëtare” nën moderimin e Drejtores së Kabinetit të Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin znj. Fotjona Taçe, e cila hapi një dialog të thelluar mbi rëndësinë e transparencës dhe integritetit.

Një nga momentet kryesore të forumit ishte fjala e mbajtur nga Daniel Eriksson, Drejtori Ekzekutiv i Transparency International, i cili mori pjesë virtualisht në panel.

Eriksson e cilësoi platformën “Transparent Albania” si një nismë të rëndësishme dhe novatore, duke theksuar se ajo përfaqëson një hap të madh përpara për Shqipërinë në përmbushjen e standardeve më të larta të qeverisjes së hapur, integritetit, transparencës proaktive dhe garantimit të së drejtës për informim.

Më tej Eriksson u shpreh se, Shqipëria ka bërë progres dhe se ka potencial për të përmirësuar performancën e saj por dhe se është një shembull për vendet që hasin sfida në luftën kundër korrupsionit.

Gjatë fjalës që mbajti virtualisht, Drejtori Ekzekutiv i Transparency International Eriksson solli gjithashtu ekspertizën e tij të gjatë në lidhje me përpjekjet për rritjen e transparencës dhe promovimin e integritetit në të gjitha nivelet e qeverisjes.

“Java e Integritetit”, në edicionin e VI-të synoi rritjen e ndërgjegjësimit dhe angazhimin kolektiv në promovimin e sjelljes etike, transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në shoqëri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...