“Drejton një tren me patentë taksie”, zëvendësoi Mesi, Pochettino nën akuzë

PSG arriti një fitore të madhe në limite përballë Lyon por askush në Francë nuk flet për atë sukses.

Goli i Icardi shpëtoi jo vetëm PSG por mbi të gjitha shpëtojë trajnerin, nëse nuk do të kishin fituar diskutimi mund të ishte ndryshe pasi trajneri mori një risk të madh duke zëvendësuar Leo Messin.

Ai moment vijon të bëjë jehonë duke u kthyer në një çështje të madhe aq sa tashmë vihet në pikëpyetje edhe e ardhmja e vetë Pochettino.

Fillimisht barazimi 1-1 ndaj Club Brugge në Champions dhe më pas ky zëvendësim i Messi ka bërë që Pochettino të përfundojë nën akuzë.

Al Thani

Sheiku Al Thani, pjesë e familjes mbretërore, shumë aktiv në këtë periudhë në të gjithë lëvizjet e PSG në merkato bëri një status epik në Tweeter: “Një drejtues treni me një patentë të vogël taksie”.

Sheiku nuk i mjaftua me këtë postim por më pas shtoi, “Londra është një qytet i bukur”.

Kaq ka mjaftuar që ky mesazh të interpretohet në forma të ndryshme, madje edhe si kërcënim ndaj trajnerit.

Vetë Pochettino është mbrojtur duke theksuar se është në atë post për të marrë vendime në të mirë të skuadrës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi