Drejt përfundimit “migrimi i madh” nga Aeroporti Atatürk në Stamboll

Operacioni i transferimit i Kompanisë Turkish Airlines (THY) nga Aeroporti Atatürk drejt Aeroportit të Stambollit është duke vazhduar, ku 94 për qind të procesit ka përfunduar.

Zyra e Shtypit e THY ka rikujtuar se operacioni i transferimit ka filluar dje në orën 03.00 me kohën lokale.

Në deklaratë më tej theksohet se të gjitha fluturimet e udhëtarëve nga aeroportet Atatürk dhe Stamboll janë ndaluar.

Nga ana tjetër Këshilltari për Shtyp i THY, Yahya Üstün, në deklaratë nga rrjetet sociale tha se 94 për qind të procesit të zhvendosjes ka përfunduar.

Fluturimi i fundit nga aeroporti Atatürk ishte në destinacionin Stamboll-Singapor.

Operacionet pas transferimit do të fillojnë më 6 prill në orën 14:00 në Aeroportin e Stambollit. Ndërkaq, fluturimi i parë pas migrimit të madh do të jetë Aeroporti i Stambollit – Aeroporti Esenboğa i Ankarasë.

Fluturimet që do të kryhen në Aeroportin e Stambollit do të rriten gradualisht me një plan të caktuar.

Në “migrimin e madh”, nga Aeroporti Atatürk për në Aeroportin e Stambollit do të transportohen materiale që kanë një peshë prej 47.300 tonësh, të cilat do të jenë të barabartë me vëllimin e pesë mijë kamionëve. Distanca që do të përshkojnë kamionët në 45 orë llogaritet në 400 mijë kilometra, e cila përkon me rrotullimin e kamionëve dhjetë herë rreth botës. Në këtë operacion të madh do të jenë të angazhuar më shumë se 1.800 punonjës.

Aeroporti i Stambollit për fluturimet e kryera pas hapjes së fazës së parë kishte në përdorim kodin e fluturimeve “ISL”. Pas transferimit të madh, do të kryhet edhe ndryshimi i kodeve “IATA” dhe që nga 6 prilli në orën 03:00, Aeroportit të Stambollit do t’i jepet kodi i aeroportit Atatürk “IST”. Ndërkaq, Aeroporti Atatürk do të përdorë kodin “ISL” për fluturimet VIP dhe ato kargo (transport).

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi