Dosja “Habilaj”/ Krimet e Rënda mbyllin hetimet. Letër porosi të reja për Tahirin

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet duke dërguar në gjykatë të pandehurit e dosjes “Habilaj”. Ata janë Mojsi Habilaj, Florjan Habilaj, Armando Koçerri, Nezar Seiti, Sabaudin Cela, Tigrens Mezuaraj, Fatmir Minaj, Maridjan Sulaj dhe Armando Sulaj.

Të pandehurit akuzohen për trafik të lëndëve narkotike dhe krijim i grupit të strukturuar kriminal.

Të pandehurit akuzohen se kanë bashkëpunuar edhe me ish-zyrtarë të lartë të policisë si Gjergji Kohila, Sokol Bode dhe Jaeld Çela.

Po ashtu në dosje thuhet se kanë bashkëpunuar edhe me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sakaq organi i akuzës është në pritje të dy letër porosive nga autoritetet italiane për Tahirin.

Ndërkohë gjatë së premtes dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, shkuan në Itali, me synim mbledhjen e të dhënave të tjera lidhur me çështjen në ngarkim të ish-ministrit.

Po ashtu po verifikohet një udhëtim i familjarëve të Tahirit me Moisi Habilaj në vitin 2014. Afati për përfundimin e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm është 19 janari, por me gjasë pritet të ketë një zgjatje tjetër të hetimeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi