Dopietë në kampionat, Seferi tregon klasin në Ukrainë

Taulant Seferi duket se ka gjetur një formë mjaft të mirë në kampionatin ukrainas me skuadrën e Vorskla Poltavës. Ish-sulmuesi i Tiranës gjeti sërish rrugën e rrjetës në elitën e futbollit ukrainas, kësaj radhe kundër skuadrës së Metalist Kharkiv.

Në minutën e 26’, Seferi nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke rikthyer sërish baraspeshën.

Por katër minuta mëpas ai ishte i pafat, duke humbur një tjetër 11-metërsh, i cili kësaj radhe u ndal nga portieri kundërtshtar.

Gjithsesi këtë gabim, 26-vjeçari e korrigjoi në minutën e 46′, ku sërish nga pika e bardhë e penalltisë duke përmbysur rezultatin në 2-1 dhe më pas skuadra e tij shënoi dhe të tretin.

Vorskla e fitoi këtë takim me rezultatin 3-2, duke parë më shumë nga Kupat e Europës. Këto janë golat numër 10 dhe 11 të sulmuesit të Kombëtares në Premier Ligën ukrainase për këtë sezon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi