Dogana e Merdares, Serbia nuk zbaton marrëveshjen, pezullohen fondet e BE

Funksionimi i pikëkalimit të përbashkët kufitar në Merdare ka ngecur për shkak të refuzimit të Serbisë që të zhvendoset në objektin e përbashkët, ashtu siç e parashikon  Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM).

Refuzimi i palës serbe, që t’i ndërtojë objektet e përbashkëta kufitare, ka bërë, sipas Koha ditore që të pezullohen fondet e Bashkimit Europian. Gazeta thotë se këto të dhëna janë konfirmuar nga institucionet e Kosovës dhe zyrtarë të Brukselit, e sipas saj, kjo është vetëm njëra prej shumë marrëveshjeve të dialogut teknik, që nuk janë përmbushur ende edhe pse janë negociuar e rinegociuar disa herë.

Ndërsa është paralajmëruar të nisë faza finale e dialogut me Serbinë, ka munguar sipas saj një vlerësim i marrëveshjeve të deritashme. Ky proces nuk mori ndonjë shtysë as pas Samitit të Berlinit, nga i cili dy udhëheqësit më të lartë të Kosovës presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, nuk mbeten shumë të kënaqur. Ata theksuan në kthim se nuk ka  akoma një unitet europian dhe veprime konkrete për Ballkanin Perëndimor.

Një pjesë të mirë të kohës gjatë diskutimeve në Berlin e mori çështja e dialogut Kosovë-Serbi, ku nga konkluzionet e Samitit u tha se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakot për vazhdimin e dialogut, megjithatë një datë të qarte për rinisjen e tij, nuk ka. Thaçi në mënyrë të veçante u tregua mjaft kritik ndaj Bashkimit Evropian, duke pohuar hapur se  “perspektiva europiane e Kosovës është vetëm një “frazë””, sepse BE-ja sipas tij, nuk ka bërë asgjë konkrete në këtë drejtim, e madje e ka mashtruar Kosovën për sa i përket liberalizimit të vizave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi