Do të ketë një sfidë Ronaldo-Messi? Orë vendimtare, pritet vetëm përgjigja e tamponit

Janë orë të rëndësishme për Juventusin, që do të mësojë përfundimisht nëse do të ketë apo jo në dispozicion Cristiano Ronaldo për sfidën kundër Barcelonës në Champions League. Pasi rezultoi pozitiv me Covid-19 më 13 tetor, ylli portugez ka qëndruar në karantinë, ndërsa mëngjesin e sotëm i është nënshtruar testit me tampon. Përgjigja e tij do të jetë deçizive dhe në rast se është negative, ai duhet ta dorëzojë atë brenda orës 21 të mbrëmjes.

7. Sfida E Madhe Humb Pjese Ronaldo Pret Pergjigjen, Shume Mungesa Per Juventus Barcelona

Kështu përcaktohet qartë edhe në protokollin e UEFA-s. Sipas tij, një futbollist mund të riintegrohet në skuadër nëse paraqet përgjigjen e tamponit negativ 24 orë përpara ndeshjes në shtëpi dhe 48 orë përpara nëse sfida luhet në transfertë. Sipas mediave italiane, te Juventus shpresat janë të mëdha, pasi sipas tyre edhe tamponi i fundit që rezultoi pozitiv tre ditë më parë kishte një ngarkesë shumë të ulët virale. Në prirtje të Ronaldo, “Zonja e Vjetër” mund të shpresojë edhe te Leonardo Bonuchi. Mbrojtësi është stërvitur i diferencuar në seancën e fundit përpara ndeshjes kundër Barcelonës dhe Pirlo mund të mbështetet sërish te shërbimet e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi