Dje 13 mijë, edhe sot kosovarët “vërshojnë”për në Shqipëri si shkak i masave anti-Covid në Kosovë

Më datë:

Gjatë ditës së djeshme nga Kosova në Shqipëri kanë shkuar rreth 13 mijë qytetarë.

Kjo, për shkak se në Kosovë nga data 7 prill deri më 18 gastronomia do të jetë e mbyllur ndërsa nga ora 22:00 ndalohet lëvizja e lirë e qytetarëve.

Sipas të dhënave, gjatë ditës së djeshme Kosovën e kanë lëshuar rreth 13 mijë qytetarë në drejtim të Shqipërisë, ndërsa sot shihen kolona të gjata në pikat kufitare Vërmicë e Merdarë.

Sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolonat në Vermicë janë deri në 400 metra e pritjet për të kaluar kufirin zgjasin deri në 30 minuta.

Në anën tjetër, në pikën kufitare në Merdarë kolonat janë të gjata deri në 150 metra e pritjet zgjasin deri në 15 minuta.

Nga kjo mbyllje dy javore në Kosovë, sipas përfaqësuesve të sektorit privat dhe ekspertëve të ekonomisë, Kosova do të humb rreth 70 milionë euro

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për gazetarët e BE-së: Protesta në Zvërnec, investitorëve u është kërkuar dialog

https://www.youtube.com/live/oJaGZD4YD1k?si=y3HKx1xccnEHTNIx Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me...

“Sterilizimi”, Beqaj mbron veten në gjykatë: nuk kam vjedhur asgjë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e...

Rasti i Eglant Koçit, zhvillime të reja: policia shpall në kërkim një person

Zhdukja e Eglant Koçit vijon të jetë e rrethuar...

Sulmi ndaj zyrtarit të AKU-së në Shkodër, policia ndalon një person

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e...