18.5 C
Tirana

Dita e Europës, Rama: Shqipëria me pranë BE

Më datë:

Dita e Europës shënohet çdo 9 Maj si një moment simbolik i paqes dhe unitetin në Europë i dëshmuar me fitoren kundër nazizmit në Luftën e Dytë Botërore.

Kryeministri Edi Rama shprehet se në këtë ditë Shqipëria është më pranë familjes europiane se kurrë, me hapjen e 24 kapitujve në negociatave për anëtarësim.

“Sot në Ditën e Europës Bashkimi Evropian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 – “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel. Tanimë kemi hapur 24 kapituj dhe mbeten për t’u hapur edhe 11 të tjerë, me punë e shpresë brenda 2025. Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve”, tha Kryeministri Rama.

Në kuadër të kësaj dite simbolike, Presidenti Bajram Begaj përcolli urimet dhe theksoi rëndësinë e lidhjes së Shqipërisë me Europën, duke ndarë me të vlerat e paqes, solidaritetit dhe unitetit.

“Sot ne festojmë ditën e Europës, të cilës i përkasim gjeografikisht e shpirtërisht dhe me të cilën ndajmë të njëjtat vlera të paqes, solidaritetit dhe unitetit. Integrimi ynë në Europën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm”, tha Presidenti Begaj.

Bashkimi Europian filloi të festonte Ditën e Europës në përkujtim të Deklaratës së Schumanit të vitit 1950, e cila propozoi për herë të parë Komunitetin Europian të Qymyrit dhe Çelikut, duke bërë që disa ta quajnë atë “Dita e Schumanit” ose “Dita e Europës së Bashkuar”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hapet të shtunën tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Duke nisur nga nesër, 24 Maj, hapet për qarkullimin...

OBSH: Nuk ka shpëtim për Gazën

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) jep alarmin se sistemi...

Shëngjin, aksioni pastrimi para çeljes së sezonit

Një ditë para çeljes së sezonit turistik, në Shëngjin...

Berisha: Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët të votojnë të lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijon të denoncojë...